Objekti: Aksesi në dokumente të klasifikuara të Shërbimit Sekret Hungarez të viteve 1960
(Kliko këtu për të shkarkuar vendimin)
Aplikanti: Historian
Gjykata vendosi: Shkelje e neneve 6 dhe 10
Gjykata konstatoi se refuzimi i zbatimit të vendimeve të gjykatave vendase për aksesin në dokumente të caktuara lidhur me funksionimin e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit me qëllim përgatitjen e një studimi, përbënte jo vetëm një shkelje të së drejtës së tij sipas Neni 6 për mosekzekutimin e një vendimi gjykate të formës së prerë, por edhe shkelje të së drejtës për informim sipas Nenit 10. Më konkretisht, Gjykata u shpreh se “aksesi në dokumentet origjinale për hulumtime legjitime historike ishte një element thelbësor i ushtrimit të së drejtës së ankuesit për lirinë e shprehjes” dhe konsiderohet se refuzimi i autoriteteve për të zbuluar informacionin ishte arbitrar.





