Objekti: Aksesi në informacionet mjedisore (mbledhja e qenve të rrugës) / dhënia e një tenderi nga një bashki
(Kliko këtu për të shkarkuar vendimin)
Aplikanti: Një anëtar dhe përfaqësues i një OJF-ve active në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve
Gjykata vendosi: Shkelje e Neneve 10 dhe 13
Aplikanti fitoi tre gjyqe në gjykatat vendase, kundër një kryetari bashkie, për të siguruar informacion në lidhje me trajtimin e kafshëve endacake që gjenden në rrugët e qytetit. Kryetari i bashkisë nuk i ishte përmbajtur vendimeve. Gjykata vuri në dukje se sipas ligjit të brendshëm në fuqi në atë kohë, nuk ka pasur afatet kohore të caktuar për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe zbulimi i informacioneve ishte në diskrecionin e bashkisë. Duke pranuar se një vonesë e caktuar në zbatimin e një vendimi mund të jetë legjitime, Gjykata gjithashtu vuri në dukje se informacioni, njëlloj si lajmet, është një mall që kalbet dhe duhet të shpaloset me shpejtësi. Gjykata u shpreh gjithashtu se mjetet juridike në dispozicion të ankuesit (të tilla si padia për shpërblimin e dëmit për shkak të mosdhënies së informacionit, gjobat ndaj zyrtarëve shtetërorë që refuzojnë të zbatojnë një vendim të formës së prerë), nuk janë në parim mjete juridike adekuate; Ajo që aplikanti kërkon është marrja e informacionit dhe jo dënimi i zyrtarëve që nuk e lëvrojnë atë.





